Shkolla Biblike

Shkolla Biblike Udhëkryq ofron një kurs 24 javor studimesh (dy semestra nga 12 javë) në të cilin kombinohet studimi i thellë i Biblës dhe trajnimi praktik në një sfond misioni ndërkulturor.

Përmbledhja e kursit

  • Merrni pjesë në një komunitet të larmishëm të krishterë i cili fokusohet tek misioni.
  • Merrni mësim dhe trajnim nga folës ndërkombëtarë dhe anëtarë të stafit të Pishtarmbajtësve Shqipëri të cilët janë misionarë dhe të përfshirë në shërbesat lokale.
  • Shërbeni në kisha dhe organizata të ndryshme përreth Shqipërisë dhe në vendet e Ballkanit
  • Pjesë e programit janë studimi personal, provimet e rregullta dhe detyrat me shkrim.
  • Të gjitha leksionet do të jenë në Anglisht dhe Shqip dhe përfshijnë tema teologjike me Krishtin në qendër.
  • Studentët do të vizitojnë vende kulturore dhe historike përreth Shqipërisë dhe do të marrin pjesë në aktivitete argëtuese në qendrën Udhëkryq dhe në malet përreth saj.

Videoja jonë e re për Shollën Biblike

Kurrikulumi

Libra të Dhiatës së Vjetër

  • Zanafilla
  • Eksodi
  • Nehemia
  • Predikuesi
  • Isaia
  • Danieli
  • Profetët e vegjël
  • Historia e Izraelit

Libra të Dhiatës së Re

  • Marku
  • Veprat
  • Romakëve
  • 1 Korintasve
  • 1 & 2 Timoteu
  • Hebrenjve
  • Jakobi
  • 1 & 2 Pjetri
  • Zbulesa

Prezantime Biblike

  • Prezantim i DHV & DHR
  • Disiplinat Frymërore
  • Mentorimi
  • Ungjillëzimi Personal
  • Etika e Krishterë
  • Predikimi në Mal

Theologji

  • Autoriteti & Frymëzimi i Biblës
  • Personi & Vepra e Krishtit
  • Personi & Vepra e Frymës të Shenjtë

Karaktere Biblikë

  • Abrahami – Njeriu i Besimit
  • Jozefi – Burri me Integritet
  • David – Burri sipas zemrës së Perëndisë

Prezantim me Bazat e Besimit

  • Historia e Kishës
  • Fetë Botërore
  • Studimi Induktiv i Biblës
  • Themelet Biblike të Misionit

Shërbesa dhe aktivitete

Studentët do të kenë shumë mundësi që të zbatojnë në praktikë në një sfond misioni atë që po mësojnë prej Fjalës së Perëndisë. Përveç përfshirjes së rregullt në kishën lokale, do të ketë shërbesa të organizuara me partnerët tanë në shërbesë. Do të ketë mundësi udhëtimi në vendet historike përreth Shqipërisë. Shkolla organizon aktivitete argëtuese dhe gjithashtu mundësi për të udhëtuar në Greqi apo në Maqedoninë e Veriut.

Outreach and activities

Students will have many opportunities to practically apply what they are learning from God's Word in a mission setting. Besides regular involvement in the local church, there will be organized outreaches with partner ministries. Opportunities are provided to travel to Albanian beaches and historical sites. Recreation activities and opportunities to travel to nearby Greece and Macedonia are organized as well.

Shërbesa dhe aktivitete

Studentët do të kenë shumë mundësi që të zbatojnë në praktikë në një sfond misioni atë që po mësojnë prej Fjalës së Perëndisë. Përveç përfshirjes së rregullt në kishën lokale, do të ketë shërbesa të organizuara me partnerët tanë në shërbesë. Do të ketë mundësi udhëtimi në vendet historike përreth Shqipërisë. Shkolla organizon aktivitete argëtuese dhe gjithashtu mundësi për të udhëtuar në Greqi apo në Maqedoninë e Veriut.

Java e Misionit

Studentët do të shërbejnë në kisha dhe organizata të ndryshme të krishtera përreth Shqipërisë. Ju do të shkoni në grupe me katër apo pesë studentë. Këto janë mundësi të mrekullueshme për të parë një pjesë tjetër të Shqipërisë dhe çfarë po bën Perëndia atje. Gjatë semestrit të parë java e misionit është brenda Shqipërisë. Në semestrin e dytë do të keni mundësi të shkoni me grupin tuaj në një prej vendeve ballkanike si Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut apo Bosnja.

Të jetuarit në një familje Kolonjare

Do të keni mundësi të përjetoni kulturën dhe mikriptjen Shqiptare ndërsa do të jetoni për një javë në një familje Kolonjare në komunitetin e Ersekës. Do të keni mundësi të vazhdoni të mbani lidhje me familjen mikpritëse gjatë qëndrimit në shkollën biblike dhe më pas. Sidomos për studentët e huaj kjo është java më e veçantë e Shkollës Biblike.

Shërbesa e Studentëve

Çdo të dielë në mbrëmje do të keni mundësi të përfshiheni në një takim adhurimi të udhëhequr nga vetë studentët. Mësuesi kryesor i javës do të ndajë dëshminë e tij/saj me studentët. Do të keni mundësi të ndihmoni me planifikimin dhe të merrni pjesë në shërbesën e adhurimit të studentëve. (Përveç kësaj, të Dielave në mëngjes do të inkurajoheni të përfshiheni në një kishë lokale).

Fundjavat e udhëtimeve

Udhëkryq do të organizojë disa fundjava udhëtimesh në disa prej qyteteve dhe vendeve më të bukura historike në Shqipëri. Këto do jenë fundjava të gjata nga e Premtja në mëngjes deri të Dielë në mbrëmje. Do të jenë kohë shumë tëmira për çlodhje dhe argëtim ndërsa do të vizitoni disa vende shumë interesante përreth Shqipërisë. Disa prej vendeve që do të vizitoni do të jenë pagëzimorja e shekullit të V në rrënojat e qytetit të lashtë të Butrintit; kështjella e Skënderbeut në Krujë, amfiteatri i shekullit të parë në Durrës në të cilin disa historianë thonë se është martirizuar Titi, bashkëpunëtori i Palit.

Argëtimi

Ne ofrojmë një larmi aktivitetesh sportive. Kemi 3 kulla alpinizmi në mjediset e shkollës të cilat ofrojnë argëtim dhe mundësi për t’u lidhur si ekip. Studentët dhe stafi bashkëpunojnë për të organizuar lojëra futbolli, volejbolli dhe basketbolli. Qendra jonë ka edhe disa kanoe të cilat mund të përdoren në liqenet artificiale të zonës dhe në lumenj.

Shëtitjet & Ngjitjet

Shqipëria ka male në 70% të sipërfaqes së saj. Në malet përreth ka shumë shtigje për ngjitje dhe alpinizëm. Pas trajnimit në kullat tona mund të dëshironi t’u ngjiteni disa prej majave në zonën tonë (sigurisht të shoqëruar nga një instruktor i trajnuar alpinizmi).

Abientet

Ajo që dikur ishte një magazinë gruri u transformua për të strehuar refugjatët kosovarë në vitin 1999 dhe më vonë u shndërrua në Qendrën Udhëkryq.  Që nga pranvera e vitit 1999 kjo ndërtesë ka qenë në transformim e sipër dhe tani përdoret për Shkollën Biblilke si dhe për kampe verore dhe konferenca. Dhomat e shkollës biblike strehojnë 4-6 studentë dhe secila ka tualet dhe dush. Kemi gjithashtu dhoma për kujdestarët dhe disa apartamente për anëtarët e stafit. Përveç sallës së madhe të leksioneve ka edhe dhoma më të vogla, një bibliotekë, një dhomë lojërash dhe aktivitetesh.

Abientet

Ajo që dikur ishte një magazinë gruri u transformua për të strehuar refugjatët kosovarë në vitin 1999 dhe më vonë u shndërrua në Qendrën Udhëkryq.  Që nga pranvera e vitit 1999 kjo ndërtesë ka qenë në transformim e sipër dhe tani përdoret për Shkollën Biblilke si dhe për kampe verore dhe konferenca. Dhomat e shkollës biblike strehojnë 4-6 studentë dhe secila ka tualet dhe dush. Kemi gjithashtu dhoma për kujdestarët dhe disa apartamente për anëtarët e stafit. Përveç sallës së madhe të leksioneve ka edhe dhoma më të vogla, një bibliotekë, një dhomë lojërash dhe aktivitetesh.

"Koha ime në Shqipëri – vendi ku jetova, njerëzit që takova dhe me të cilët jetova për gjashtë muaj – kanë qenë një bekim shumë i madh. Ky bekim vazhdon edhe sot në realitetin tim të përditshëm – edhe pse kam disa vite që e kam përfunduar shkollën biblike. Vazhdimisht mrekullohem nga besnikëria dhe mirësia e Perëndisë.” Lydia - Germany

"Kam mësuar shumë gjëera – jo vetëm përmes studimeve, por edhe përmes kulturës dhe njerëzve që takova atje. Nuk do ta harroj kurrë kohën që kalova atje duke mësuar rreth Perëndisë – kjo kohë ndihmoi në formimin e karakterit tim dhe është pjesë e asaj që jam sot.” Elisa – Canada

Kostoja

Shkolla Biblike Udhëkryq zgjat gjashtë muaj nga fundi i Shtatorit deri në fund të Marsit të vitit pasardhës. Ju mund të ndiqni të dyja semestrat ose njërin prej tyre në varësi të mundësive dhe kohës tuaj.

Kostoja e shkollës: 2023-2024 =  50,000 lekë
Tarifa e shkollës përfshin akomodimin, ushqimin, librat, udhëtimet, aktivitetet sportive dhe argëtuese, përdorimin e lavanderisë dhe atë të internetit.

Data të rëndësishme

2023-2024

Semestri I (12 javë) = 25,000 lekë
23 Shtator 2023 - Fillimi i semestrit të I
15 Dhjetor 2023 - Përfundimi i semestrit të I
Semestri 2 (12 javë) = 25,000 lekë
6 Janar 2024 - Fillimi i semestrit të II
29 Mars 2024 - Përfundimi i semestrit të II

Kampet Verore

Një pjesë e studentëve zgjedhin të qëndrojnë në Udhëkryq pas përfundimit të shkollës biblike dhe të na ndihmojnë të bëhemi gati për kampet verore gjatë të cilave shërbejnë si vullnetarë dhe pjesë e stafit. Kjo është një mundësi e mrekullueshme që studentët tanë të punojnë me fëmijët përkrah udhëheqësve vendas Shqiptarë.