Rreth Qendrës Udhëkryq
Misioni ynë është të shpallim praninë transformuese të Jezu Krishtit përmes mësimit biblik dhe trajnimit praktik, duke i pajisur burrat dhe gratë për shërbesë në kishën e Tij në mbarë botën.
Qëllimi ynë
Udhëkryq filloi nga kisha lokale në Ersekë dhe nga shërbimi i saj në komunitet – dhe ky vazhdon të jetë edhe sot fokusi kryesor i Qendrës Udhëkryq. Gjatë krizës Kosovare në vitin 1999 patëm mundësi të blinim ndërtesën ku për dy dekada vazhdojmë të organizojmë kampe verore dhe Shkollën Biblike Udhëkryq me qëllim që t’i udhëhim njerëzit tek Jezu Krishti dhe t’i ndihmojmë ata të mësojnë se çfarë do të thotë të ecin me Të.
Çfarë besojmë
- E gjithë Bibla është zbulesa e frymëzuar e Perëndisë për njeriun.
- Zoti Jezu Krisht është Perëndi dhe i bashkë barabartë me Atin dhe Frymën e Shenjtë. Përes Tij Ati i krijoi të gjitha gjërat.
- Zoti Jezu Krisht u bë njeri pëmes veprimit të mrekullueshëm të Frymës së Shenjtë. Ai ishte i pa mëkat.
- Zoti Jezu Krisht është Qengji i Perëndisë i cili vdiq vullnetarisht në vend të mëkatarëve për t’u bërë kështu Shpengimtari i kësaj bote të rënë, dhe i vetmi Ndërmjetës përmes gjakut shlyes të të cilit ne marrim faljen e mëkateve.
- Zoti Jezu Krisht u ringjall prej së vdekurish, ju shfaq dishepujve të Tij, dhe u kthye sërish tek Ati. Tani, në Personin e Frymës të Shenjtë, Ai banon në jetën e atyre (kisha e Tij) që e pranojnë Atë.
- Fryma i Shenjtë është Perëndi dhe anëtari i tretë i bashkë barabartë i Trinisë.
- Zoti Jezu Krisht do të kthehet personalisht në tokë. Përmes Tij Perëndia do të gjykojë të gjithë botën.
Ekipi ynë

Linda Osborne
Linda jeton në kamp dhe është nëna e shtëpisë për të gjithë (stafin dhe studentët). Ajo është e përfshirë në shërbesat e kishës sonë lokale dhe gjithashtu e bën shtëpinë e saj të disponueshme si një strehë për studentët që të vijnë dhe të pinë një filxhan çaj ose kafe dhe të kenë biseda të përzemërta.

Mark dhe Melanie Stoscher
Marku dhe Melanie u martuan në mars të vitit 2024. Marku është drejtor i Pishtarrmbajtësve - Shqipëri, dhe ka mbi 30 vjet që punon dhe jeton në Shqipëri. Duke u rritur si një fëmijë misionarësh, Melanie e kaloi fëmijërinë e saj midis Afrikës dhe shtetit të Nju Jorkut. Ajo shërbeu gjithashtu për 14 vjet si mësuese në një shkollë misionare në Kenia. Mark dhe Melanie jetojnë në atë që me dashuri quhet Shtëpia e Shpresës, ku zakonisht ka mbi 15 njerëz rreth tryezës në vaktet ... por me një vend bosh për ju!

Eric dhe Kathy Gundy
Eriku dhe Kathy janë gjithashtu nga SHBA dhe erdhën për të jetuar në Ersekë në vitin 2000. Eriku është anëtar i ekipit drejtues të Kishës Ungjillore të Ersekës dhe Drejtor Programi i kampeve "Udhëkryq” Ai është drejtori i Shkollës Biblike, ndërsa Kathy mbikëqyr financat e Fondacionit. Ata kanë tre fëmijë, Andrea, Abi dhe Josiah.

Melsi dhe Anxhela Plepi
Melsi është një nga drejtuesit në shërbesën e futbollit dhe gjithashtu shumë aktiv në udhëheqjen e kishës. Anxhela është Administratorja jonë e mrekullueshme, e dashur dhe e aftë e godinave. Ata kanë një djalë të vogël të quajtur Eden, të cilin të gjithë duan ta mbajnë- ndoshta sepse ai ju shikon me një buzëqeshje të madhe dhe sytë e tij të mëdhenj kafe ndërsa e mbani atë!

Sonya Harnish
Sonya shërbeu për tre vjet në kryeqytetin e Shqipërisë si menaxhere zyre për organizatën kombëtare misionare AEP. Ajo punoi gjithashtu në disa funksione të tjera shërbesash në Shqipëri dhe ka një zemër për dishepullizim. Sonya është një administratore e talentuar që ka qenë e përfshirë në biznes si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA.

Zhuli dhe Rozela Shkoza
Zhuli dhe Rozela janë motra të rritura në kishën e Ersekës. Ato janë të mrekullueshme me fëmijët dhe ofrojnë udhëheqje dhe mentorim kritik për fëmijët e rrezikuar dhe të rinjtë e programit Foleza. Zhuli është gjithashtu një instruktore për kanoe dhe Rozela drejton programin e punëdores në kampet verore.

Valter dhe Manjola Zeqo
Valter dhe Manjola drejtojnë programin e fëmijëve të rrezikuar. Atyre u pëlqen të mirëpresin studentë të Shkollës Biblike në shtëpinë e fshatit të tyre. Dy vajzat e tyre të vogla, Debora dhe Ajsela na japin shumë gëzim!

Gratë e kuzhinës
Milja, Moza, Elvira dhe Eva janë zonjat tona të mrekullueshme të kuzhinës! Ata gatuajnë një shumëllojshmëri të gjerë ushqimesh shqiptare dhe ndërkombëtare për Shkollën Biblike dhe Kampet Verore. (Nuk duam të mburremi, por ushqimi këtu është i shkëlqyeshëm)!

Klodi dhe Nadine Pepa
Klodi është shqiptar dhe një nga themeluesit e Iron Sharp, shërbesës së futbollit. Është një shërbesë e mrekullueshme që prek djem dhe të rinj në Ersekë dhe në juglindje të Shqipërisë. Nadine është zvicerane e cila është rritur si një fëmijë misionare në Japoni. Ajo është e përfshirë në një sërë shërbesash dhe e pëlqen punën e saj duke u kujdesur për fëmijët e rrezikuar dhe njerëzit me aftësi të kufizuara.

Aleks Melaj

Markelian dhe Kristina Kollcinaku
Markelian drejton ekipin e futbollit për para të rinj dhe shërbesat brenda Iron Sharp. Ai ka një zemër ungjillore për shqiptarët që nuk e njohin Krishtin. Kristina është shumë e përfshirë në drejtimin e programit të vitit të dytë dhe është pjesë e ekipit të administrimit të zyrës. Vaktet në shtëpinë e tyre janë shumë qejf!

Markus Steck
Markus është nga Gjermania. Pas ardhjes si student, ai është rikthyer në disa role, duke përfshirë punën e fundit të bashkëdrejtimit të programit të vitit të 2-të. Ai ka një kuptim të thellë të të gjitha gjërave që kanë të bëjnë me `Zotin e unazave`.

Shaun dhe Hae-Jean Peters
Shaun dhe Hae-Jean janë mjekë. Aftësitë e tyre mjekësore janë një bekim për komunitetin dhe ata janë gjithmonë në dispozicion për studentët dhe stafin e Shkollës Biblike. Studentëve u pëlqen t'i ndihmojnë ata me projekte të ndryshme rreth shtëpisë së tyre dhe të kalojnë kohë me pesë vajzat e tyre të vogla të bukura.

Amarildo Kodra
Amarildo punon shumë me Sonin si pjesë e ekipit Buildings and Grounds. Ai gjithashtu gjen kohë për të qenë një nga trajnerët e futbollit të Iron Sharp. Kur ai nuk është i zënë me këto gjëra, mund ta gjeni duke e çuar dikë drejt Tiranës ose Selanikut dhe anasjelltas me zemrën dhe buzëqeshjen e tij të gatshme.

Niko Zhezha
Niko dhe vëllai i tij binjak, Marko, erdhën në Shkollën Biblike disa vite më parë. Niko është rikthyer së fundmi për të qenë pjesë e stafit tonë si përkthyesi kryesor për Shkollën Biblike. Ai është gjithashtu një pjesë e mrekullueshme e Ekipit të Jetës Studentore dhe i do të gjitha aktivitetet me studentët. Prit, a është kjo një fotografi e Nikos apo e Markos?? Është e vështirë të thuhet!

Rudina Pepa
Rudina është pjesë e Ekipit të Jetës Studentore e cila mentoron njerëzit, veçanërisht vajzat, në Shkollën Biblike. Ajo ka një dashuri të thellë për lutjen dhe tregon kujdes të vazhdueshëm për njerëzit e të gjitha moshave në Shkollën Biblike dhe gjithashtu në kishë dhe përmes kishës sonë lokale.

Josh dhe Ali Reeve
Josh është pjesë e ekipit të jetës studentore dhe një nga mësuesit tanë rezidentë. Ali është mjeke, por aktualisht është e fokusuar në shkollimin në shtëpi të katër fëmijëve të tyre.

Megi Nakoleci
Megi erdhi në kamp në Ersekë. Pastaj ajo erdhi në Shkollën Biblike si studente e vitit të parë, studente e vitit të dytë, studente e Shkollës Pranverore Angaza dhe si R.A. Tani ajo shërben në Ekipin e Jetës Studentore si një pjesë integrale e të gjitha gjërave në Crossroads. Ne e duam entuziazmin e saj për jetën dhe Zotin!

Eduart (Eddy) Lico
Eddy ka punuar për stafin tonë për më shumë se 25 vjet. Si kontraktor ndërtimi në staf, ai bën kaq shumë gjëra. Nëse është ndërtuar në Crossroads, ndoshta ai e ka bërë ose e ka bërë të ndodhë. Nëse ka qenë e prishur, ai është personi që e ka riparuar. Ne jemi shumë mirënjohës për gjithçka që Eddy ka bërë gjatë viteve dhe vazhdon të bëjë!
Një histori e Udhëkryq-it
Nw vitin 1999 Kisha Ungjillore e Ersekës filloi të kujdesej për refugjatët që erdhën nga Kosova. Pothuaj 600,000 prej tyre erdhën në Shqipëri. Kishat filluan të reagonin.
Kisha Ungjillore e Ersekës filloi një bashkëpunim me Schloss Klaus, një nga Qendrat e Pishtarmbajtësve Austri për t’iu ardhur në ndihmë refugjatëve. Besimtarët në Ersekë punuan krah për krah me vëllezërit dhe motrat e tyre nga Austria për të ndihmuar këta njerëz të shkatërruar nga lufta, në mënyrë të veçantë vejushat.
Në vitin 2001 u themelua Pishtarmbajtësve Shqipëri përmes lutjeve, urtësisë dhe ndihmës së Qendrave të tjera të Pishtarmbajtësve, në mënyrë të veçantë nga Schloss Klaus, Austri. Ndërtesa kryesore e Qendrës Udhëkryq u ble gjatë krizës Kosovare. Kampi i parë veror u organizua në vitin 2000. Me kalimin e viteve programi ka vazhduar të rritet. Çdo verë pothuaj 2000 kampistë vizitojnë Udhëkryq-in nga e gjithë Shqipëria.
Në vitin 2003 filluam të lutemi për mundësinë e fillimit të një Shkolle Biblike. Zoti e vendosi vizionin për këtë gjë në zemrën e një shqiptari, Elidion Lilo i cili sapo kishte përfunduar studimet në Shkollën Biblike të Pishtarmbajtësve, në Capernwray të Anglisë. Shkolla Biblike filloi në vitin 2004 dhe Doni ishte drejtori i saj. Këtë verë (2019) do të festojmë 15 vjetorin e shkollës.
Erseka
Udhëkryq gjendet në Ersekë, në juglindje të Shqipërisë, afër kufirit me Greqinë. Erseka është qyteti më i lartë mbi nivelin e detit në Ballkan. Kjo do të thotë që këtu do të shijoni pamje spektakolare dhe perëndime të magjishme bashkë me malet e mbuluara nga bora gjatë dimrit.
Erseka nuk është larg nga pika historike si Selaniku dhe Filipia në Greqi dhe studentët mund të zgjedhin t’i vizitojnë këto vende gjatë një prej fundjavave të lira.
Shkolla Biblike
Udhëkryq ofron një kurse 24 javor (dy simestra nga 12 javë) duke u fokusuar tek studimet e thella të shumë prej librave të Biblës. Kurset përfshijnë edhe tema teologjike me Krishtin në qendër. Mësuesit e shkollës biblike janë anëtarë të stafit të qendrës dhe folës ndërkombëtarë nga qendrat e tjera të Pishtarmbajtësve.
Kampet Verore
Që nga viti 2000, në Udhëkryq kanë ardhur fëmijë dhe të rinj nga e gjithë Shqipëria. Udhëkryq është qendra e parë e kampeve në Shqipëri e cila ka qenë duke organizuar kampe për 20 vjet dhe çdo verë mirëpret pothuaj 2000 kampistë.