Përditësim rreth Koronavirusit

Qershor 2020

Situata botërore që po ndryshon shumë shpejt nga pandemia e virusit korona ka shkaktuar mbyllje dhe shumë anulime mes 26 qendrave dhe shkollave Biblike të Pishtarmbajtësve. Udhëkryq, Pishtarmbajtësit - Shqipëri po e merr tepër seriozisht këtë pandemi dhe po bën gjithçka është e mundur për të garantuar sigurinë e miqve dhe stafit të vet. Pas disa muajsh kufizimesh të forta Shqipëria si vend po hapet sërish. Jemi të trishtuar nga sfidat mbarë botërore dhe vdekjet që po shkakton ky virus! Ne i jemi mirënjohës Zotit që numri i rasteve dhe vdekjeve në Shqipëri ka qenë një nga më të ulëtat në Evropë bazuar te popullsia! Ne lutemi që ndikimi në jetën fizike do të vazhdojë të jetë minimal në këtë cep të Evropës dhe që situata përreth botës të stabilizohet.

Nën dritën e dinamikave të CoVid-19 stina e Kampeve Verore po vlerësohet muaj pas muaji. Për shkak të rreziqeve dhe pasigurive të udhëtimeve ndërkombëtare fatkeqësisht nuk jemi në gjendje të pranojmë ekipe afatshkurtra vullnetarësh gjatë Kampeve Verore 2020.

Në këtë moment do të vazhdojmë të mikpresim dhe pranojmë aplikimi për studentë të Shkollës Biblike për Semestrin Vjeshtë 2020 (Shtator-Dhjetor) dhe për Semestrin Dimër 2021 (Janar-Prill). Ne kemi shpresë që situata e CoVid-19 do të vazhdojë të qëndrojë e stabilizuar këtu në Shqipëri dhe përreth botës. Në këtë moment shkollat private/publike në Shqipëri planifikojnë të hapen në vjeshtë. Ju lutemi ndjehuni të lirë të kontaktoni zyrën tonë nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me Shkollën Biblike, udhekryq@aol.com

I vlerësojmë lutjet tuaja për urtësi dhe mençuri praktike për ekipin tonë të udhëheqjes dhe për siguri për stafin dhe vizitorët tanë. Ne vazhdojmë ta vendosim besimin në Perëndinë tonë sovran dhe të mirë.

Prill 2020

Situatë botërore e cila po ndryshon me shpejtësi për shkak të pandemisë së koronavirusit ka shkaktuar shumë mbyllje dhe anulime në 26 qendrat dhe Shkollat Biblike të Pishtarmbajtësve. Qendra Udhëkryq - Pishtarmbajtësit Shqipëri po e merr këtë pandemi shumë seriozisht dhe po bën gjithçka që është e mundur për të garantuar sigurinë e gjithë miqve dhe stafit të saj. Studentët e Shkollës tonë Biblike tashmë janë kthyer në shtëpitë e tyre. Situata në Shqipëri po ndryshon dita-ditës ndërsa qeveria vendos kufizime të reja. Do të përpiqemi që t'i mbajmë partnerët tanë të informuar me aq sa kemi mundësi për efektin që këto kufizime mund të kenë në konferencat dhe kampet e planifikuara për muajt në vazhdim.

I vlerësojmë lutjet tuaja për urtësi dhe ide praktike për ekipin e udhëheqjes dhe për sigurinë e stafit dhe vizitorëve tanë. Ne vazhdojmë ta vendosim besimin tonë në Perëndinë tonë sovran dhe të mirë.